Ditën e sotme Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka ushtruar kontroll në pjesën e regjimit të jashtëm të IEVP Rrogozhinës, ku ka sekuestruar një sasi lënde narkotike  e llojit  canabis-sativa .

Pas marrjes së informacionit në rrugë operative, policia gjeti një sasi prej 97.1 gramë canabis-sativa.

Pas kryerjes së veprimeve proceduriale, nga ana e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje, çështja u referua në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.