Arrestohet i arratisuri i pestë nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Më 25 nëntor, shtatë të burgosur u arratisën nga ky burg. Një nga të arratisurit u arrestua disa orë më pas, ndërsa 3 të tjerë u kapën në Përrenjas. I arratisuri Gëzim Toma u arrestua në Greqi, në fshatin Eleptaora, zonë mes Kosturit dhe Janinës.

Mediat greke raportojnë se forcat e policisë së vendit fqinj janë përleshur me 3 të arratisurit në malet e Kosturit rreth orës 19:00, ndërsa kanë arrestuar njërin prej tyre, ndërsa dy të tjerët kanë mundur të largohen.

Policia greke i ka gjetur një automatik në momentin e arrestimit në pyllin e fshatit grek Eleptaora, 25 kilometër larg Shqipërisë. Ndërkaq, mësohet se Gëzim Toma ka bërë rezistencë në momentin e arrestimit nga policia, ndërsa ende nuk i është dorëzuar policisë shqiptare.

I arrestuari Gëzim Toma u arratis nga burgu i Drenovës pasditen e së shtunës më 25 nëntor, së bashku me 6 të burgosur të tjerë.

Policia greke ndodhet në gjurmët edhe të dy të arratisurve të tjerë, Eduard Lulo dhe Reiz Haxhiraj, dhe po vijon kërkimet.

Vijon...

harta
(Në foto: Hartë satelitore, me vijë të bardhë kufiri Shqipëri - Greqi, me rreth të kuq, malet e Kosturit dhe vija lejla tregon rrugën e kalueshme nga automjetet deri në malin e Kosturit (rreth 40 km nga kufiri), shigjeta tregon kalimin permes maleve deri në malin e Kosturit (rreth 25 km nga kufiri).]

Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)