FIER- Policia godet një tjetër rast të trafikut të drogës me gomone drejt Italisë.
 
Korrespondenti i A1 Report dhe Shqiptarja.com në Durrës Artur Korriku informon se policia kufitare e Durrësit në bashkëpunim me Guardia di Finanza u vunë në ndjekje të gomones gjatë orëve të natës.
 
Në momentin kur dy personat që ishin në skaf kanë kuptuar se ishin në ndjekje kanë ndryshuar kursin dhe kanë kthyer skafin në drejtim të bregut, në vendin e quajtur gryka e Dajlanit në Divjakë Lushnje dhe më pas e kanë braktisur atë.
 
Policia thotë se ka sekuestruar gomonen 10 metra të gjatë brenda së cilës kanë gjetur një çantë të madhe në të cilën ishin ngarkuar 60 kg hashash, brenda 27 pakove. Droga kishte destinacion Italinë. Policia është vënë në kërkim të dy personave të cilët ishin në skaf.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)