Dyshohet se mjeti lundrues do përdorej për transportim të lëndëve narkotike.
Policia kufitare ka arrestuar dhe tre persona, të cilët ndodheshin në gomone në momentin e ndalimit.
Gomonia është pikasur mbrëmjen e djeshme duke lundruar në det të hapur dhe është mbajtur në vëzhgim, deri në në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, kur është bërë sekuestrimi nga Policia.
Ndërkohë, një javë më parë, në afërsi të Karaburunit, policia u vu në ndjekje të një gomonie 12 m e gjatë, e cila ishte ngarkuar me lëndë narkotike. Ajo u dogj bashkë me 2 ton kanabis nga trafikantët, gjatë përpjekjes për t'iu larguar policisë. Pasi kanë djegur gomonen, personat e paidentifikuar janë larguar në drejtim të paditur, ndërsa kanë fshehur në pyll rreth 224 kg kanabis. Trafikantët ende nuk janë identifikuar nga policia.
(Gomonia e kapur sot në brigjet e Vlorës)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com