Katër të rinj me banim në Tiranë u vunë në pranga nga policia, pasi akuzohen për të paktën 6 vjedhje të ndodhura në kryeqytet. Në një operacion të koduar "Farka 2016", blutë e Tiranës arrestuan, Amarildo Margjini, 19 vjeç, E. S., 15 vjeç, E. S, 16 vjeç dhe Ani Ibraliu, 26 vjeç.
 
Arrestimi i tyre u bë pasi mbrëmjen e 24 marsit. kanë vjedhur në banesën e një 58-vjeçari në fshatin Krrabë mjete pune si (gur fresibel, trapanë dhe saldatriçe) me vlerë totale 100.000 lekë.  
 
Nga hetimet e policisë rezultoi se të arrestuarit ishin autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera, konkretisht:
 
1- Më datë 07.07.2015, kanë vjedhur banesën e shtetasit Sh. L., banues në  Tiranë
 
2- Më datë 12.07.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit E. P., banues në Tiranë.
 
3- Më datë 12.08.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit K. T., banues në Tiranë.
 
4- Më datë 28.11.2015 kanë vjedhur banesën e shtetases V. A., banuese në Tiranë.
 
5- Më datë 24.12.2015 kanë vjedhur banesën e shtetasit F. B., banues në Tiranë.