Kapet i dyshuari për vrasjen e
kosovarit para klubit të natës

Kapet i dyshuari për vrasjen e<br />kosovarit para klubit të natës
BERNË - Është identifikuar dhe arrestuar një person i dyshuar për vrasjen e një kosovari, që ka ndodhur më 17 shator para një klubi nate (“Club 3000) në Lätti të Rapperswilit, kanoni i Bernës. 
 
Konflikti kishte nisur në hapësirën për duhanxhinj në klubin e përmendur dhe kishte vazhduar edhe jashtë tij. Në parkingun e klubit pastaj zënka është përshkallëzuar në një rrahje ku janë përfshirë disa persona. Në këtë përleshje ka pësuar një shqiptar nga Kosova, 39 vjeç i cili ka vdekur nga goditja me thikë, shkruan bernerzeitung.ch.
 
Policia ende nuk ka informacione për rrjedhën e ngjarjes dhe për motivin që e ka shkaktuar atë. Por, siç ka njoftuar policia kantonale e Bernës, i dyshuari për vrasje, një shtetas 41 vjeçar nga Maqedonia është arrestuar vetëm disa orë pasi ka ndodhur vrasja.
 
Veç tij janë arrestuar edhe pjesëmarrës të tjerë në rrahje, të cilët janë liruar më vonë dhe po hetohen për pjesëmarrje në rrahje. Pronarët dhe punëtorët e klubit para të cilit ka ndodhur vrasja nuk janë të përfshirë në konflikt.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë

VIDEO/ Mario Balotelli mezi qëndron në këmbë, sulmuesi filmohet i dehur dhe i shtrirë në rrugë