Kapet i "forti" i Myslym Shyrit me
motor uji pa letra në Lagunën blu

Kapet i motor uji pa letra në Lagunën blu">
TIRANË - I konsideruari “i forti” i Myslym Shyrit, Gjergji Cukali rikthehet sërish në “skenë”. I dënuari me 10 vjet burg për një pengmarrje në vitin 2014, këtë radhë është ndaluar nga Policia pranë Lagunës blu në Kavajë me një motor uji pa dokumentacionin përkatës. Së bashku me të policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme edhe 35-vjeçarin Tahir Guga nga Kavaja i cili gjithashtu u kap me motor uji pa dokumente.
 
Në arkivat e kronikës së zezë, Gjergj Cukali është i njohur si një ndër rrëmbyesit e Fatjon Demirlikës më 17 korrik të vitit 2004, për lirimin e të cilit kërkuan një shumë prej 100 mijë eurosh. 

Si një ndër personazhet më të famshëm të botës kriminale në kryeqytet, Gjergj Cukali është arrestuar dhe herë të tjera nga polica si pjesëtar i bandës së njohur me mbiemrin e tij “Cukali”. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja