FIER-Largimi nga banesa alarmoi familjarët e një vajze 13-vjeçe, e cila pas kërkimeve nga policia është zbuluar se kishte një lidhje me një 22-vjeçar. Policia ka arrestuar të riun Oltjon Buzi me akuzën se “dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën”.
Por burime të tjera nga policia thonë se 22 vjeçari nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë, “ka qenë dëshira e vajzës, e cila shkonte në shtëpinë djalit. Marrëdhëniet nuk ka qenë me dhunë, por me dëshirën e vajzës. Djali dhe vajza dashuronin njëri tjetrin. Djali nuk e ka marrë me forcë”.
Vajza largohej thuajse çdo ditë për dy orë nga banesa e saj dhe kishte ditë që vonohej në kthim duke alarmuar prindërit, që e denoncuan të zhdukur. Pas njoftimit, policia ka hetuar këtë cështje dhe ka gjetur dhe ku shkonte vajza.
Pas ndalimit, policia ka referuar materialet në prokurori për djalin për akuzën "Marrëdhënie seksuale me të mitur", por vajza e mohon. Nesër i riu do të dalë para gjykatës për masën e sigurisë.
/Shqiptarja.com

dy.b/shqiptarja.com