NAPOLI- "Zonja e bardhë" e Silvio Berluskonit është arrestuar sot në Napoli pasi në makinën e saj u gjetën 24 kg lëndë narkotike të llojit kokainë.
 
Droga është gjetur në bagazhin e makinës së saj. Ajo po kthehej nga Venzuela dhe kishte arritur të kalonte kufirin pa u pikasur nga policia kufitare. 

Në vitin 2010, Federica Gagliardi e njohur ndryshe si “Zonja e Bardhë” e ka shoqëruar ish-kryeministrin italian Silvio Berluskoni në Kanada me rastin e samitit G8, ku ajo ishte pjesë e delegacionit italian.
 
Kjo është hera e dytë që një grua pranë Berluskonit shkon në burg për drogë. Para Federica Gagliardi, me 12 kg kokainë është kapur Marysthell Polanco dhe i dashuri i saj që u dënua me 8 vjet burg në në vitin 2011 për trafik droge.

Në samitin në Kanada, “Zonja e Bardhë” ishte me rolin e kreut të sekretariatit të Sekretarit të Përgjithshëm të Rajonit të Lazios. Arsyeja se pse ajo është bërë pjesë në vitin 2010 e delegacionit italian , ishte mungesa e një prej sekretareve të cilët nuk ishte në gjendje për të udhëtuar.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)