Një 19-vjeçar ka rënë në pranga pasi u kap në flagrancë me armë zjarri dhe me drogë. 19-vjeçari me iniciale R.N., banues në Kurbin, është arrestuar pas një kontrolli në flagrancë, pasi  në çantën e krahut iu gjet 1 armë zjarri model Zastava me një krehër me 8 fishekë në të, 19 fishekë të tjerë si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Njoftimi i policisë:

Kurbin

Kapet në një lokal 19 vjeçari i cili posedonte armë zjarri me vete

I sekuestrohen nga kontrolli i çantës edhe municione të tjera dhe drogë

Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u kap në një lokal në Kurbin, shtetasi :

- R.N, 19 vjeç, banues në Kurbin

Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi gjatë kontrollit, në një çantë krahu, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale,1 armë zjarri model Zastava me një krehër me 8 fishekë në të, 19 fishekë të tjerë si dhe 1 dozë lëndë narkotike e dyshuar kanabis ku posedues i dyshuar i tyre është shtetasi R.N.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armë shpërthyese dhe municionit" dhe "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga nenet 278/1 dhe 283/1 të Kodit Penal.