Tre persona, mes tyre edhe një mësues i shkollës së mesme në Shënkoll, u arrestuan sot nga policia e Lezhës, pasi u kapën në flagrancë me marijuanë.
Sipas burimeve zyrtare nga policia, në kuadër të operacionit policor të koduar "Arbeit", është vënë në pranga mësuesi 46-vjeçar Fatmir Ndreca, i cili dyshohet se u shpërndante marijuanë nxënësve të shkollës ku ai jepte mësim.
Pas një hetimi 4-mujor, përveç mësuesit u arrestuan edhe dy të tjerë: 24-vjeçari Sabri Zyba dhe 41-vjeçari Petrit Gjoka. Të tre personat e sipërmendur janë banues në Lezhë. Ata u vunë në pranga për veprën penale të "Prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike". Ka dyshime se në këtë grup janë të përfshirë edhe persona të tjerë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë sekuestruar 340 cigare, brenda të cilave ishte kamufluar marijuanë, 555 doza lëndë narkotike e dyshuar si kanabis të ambalazhuara në qese farmaceutike, 56 kubik bimë të kultivuara në gota plastike të dyshuara si narkotike, 1 automjet tip “Mitsubishi” me targë AA092GE, 4 celularë, si dhe 1 armë gjahu me leje.
Bimët e kultivuara në gota plastike dhe arma e gjahut u sekuestruan në banesën e mësuesit.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com