Kapet me kallash, Gjykata
Apelit Vlorë e liron në sallë
Mbajtja pa lejë e një arme zjarri, nga gjykatat Shqiptare duket se nuk përbën krim, gjë e cila në një rast në Vlorë ka sjellë dhe lirimin e të arrestuarit menjëherë nga salla e gjyqit.
TIRANE- Mbajtja pa lejë e një arme zjarri, nga gjykatat Shqiptare duket se nuk përbën krim, gjë e cila në një rast në Vlorë ka sjellë dhe lirimin e të arrestuarit menjëherë nga salla e gjyqit. Bëhet fjalë për një vendim të dhënë nga gjykata e Apelit në Vlorë, ku Kliton Grëmbi është dënuar me 4.8 vite burg për akuzën e “Armëmbajtjes pa lejë” nga 8 vite që kishte kërkuar prokurori i çështjes.
Ajo që ka habitur akoma dhe më tepër, ështe se në vendim gjykata e Apelit Vlorë ka shtuar dhe një pikë tjetër, duke urdhëruar pezullimin e këtij dënimi dhe liruar nga qelia të arrestuarin Grëmbi nga qyteti i Fierit. Ai do të qëndrojë i lirë duke u vendosur në dënim me kusht. Prokuroria e cila nuk ka qënë dakort e këtë masë dënimi ka kryer rekurs në Gjykatën e Lartë, ndërkohë që edhe njëra nga tre gjyqtaret ka dalë me mendim pakice, duke u shprehur kundër këtij dënimi.
Grabitja e naftësSipas dosjes së prokurorisë shtetasi Marjus Çupa dhe shtetasi Ali Toskaj kanë shkuar në afërsi të pusit me Nr. 51-60 të shoqërisë “Bankers Petroleum” ku kanë konstatuar se aty ndodhej shtetasi Elton Pelari dhe shtetasi Meçan Seitaj, të cilët janë të punësuar pranë kësaj shoqërie. Në këtë moment shtetasi Marjus Çupa dhe Ali Toskaj,të cilët mbanin maska dhe armë automatike në duar kanë filluar të ofendojnë shtetasin Elton Pelari dhe e kanë goditur atë me mjete të forta.
Në momentin që shtetasi Elton Pelari është rrëzuar në tokë, njëri nga personat e maskuar e ka qëlluar me plumb në qafë duke e lënë të plagosur.Nga deklarimet e shtetasit Altin Pelari dhe Vladimir Kocaqi ata kanë deklaruar se një nga personat tek i cili dyshonin ishte pikërisht shtetasi Kliton Grëmbi, pasi ata kishin dijeni se ai merrej me vjedhejn e naftës në atë zonë.
Gjetja e armësPër këtë arsye, oficerët e policisë gjyqësore kanë shkuar menjëherë tek banesa e shtetasit Kliton Grëmbi dhe kanë ushtruar kontroll në banesën dhe në automjetin që përdorej nga ky shtetas.Nga kontrolli i banesës dhe i automjetit “Mercedes Benz”, me targa FR 0039 D, në përdorim të shtetasit Kliton Grëmbi, ka rezultuar një armë automatike model “AK-56”, me nr. serial 11152841 për të cilën ku shtetas nuk është i pajisur me leje, një krehër me 16 copë fishekë dhe dy maska të përshtatura për maskim, të cilat ndodheshin në vendin e parë të pasagjerit, të futur brenda në një peshqiri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 Mars 2015Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7599
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ulja e temperaturave, uji i ngrirë krijon kristale akulli në Dibër! Ngrica edhe në segmentin e Rrugës së Arbrit (VIDEO)
24 Nëntor, 11:37
-
Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën
24 Nëntor, 11:35
-
Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj (VIDEO)
24 Nëntor, 11:21
-
Vrasja e rabinit Zvi Kogan, Presidenti izraelit Herzog: Sulm frikacak antisemitik
24 Nëntor, 11:20
-
Vrasja e Martinit, nesër Burgjet vendosin ku do transferohet 14 vjeçari i arrestuar
24 Nëntor, 10:58
-
Vlorë/ Përdorues të telefonit dhe të dehur në timon, policia 'ndëshkon' shoferët, gjoba deri në 400 mijë lekë! 1 person në pranga
24 Nëntor, 10:57
-
'Pasdite në kopshtin e shtëpisë', 'Servili i Grave' dhe 'Hana, vajza që kapi diellin', tre librat e rinj në rubrikën 'Në librari'
24 Nëntor, 10:50
-
Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh
24 Nëntor, 10:39
-
Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë
24 Nëntor, 10:00
-
Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona
24 Nëntor, 09:55
-
Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik
24 Nëntor, 09:30
-
'Ishin 2 autorë!' Vrasja e Martinit, flet babai i 14-vjeçarit të plagosur: Prindi i fëmijës bën mirë ta dorëzojë vetë! Djali im në intubim, ka 5 plagë në trup
24 Nëntor, 09:20