KRUJË- Policia ka arrestuar në Krujë një shqiptar të dënuar me 10 vite burg, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Si rezultat i operacionit, u vu në pranga 47 vjeçari Agim (Artur) Likaj, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë.
Gjykata e Milanos në Itali, më datë 10.09.2020, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal italian.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento