35 vjeçari Izmir Dunga nga Shkodra është arrestuar sot në qytetin e tij të lindjes sepse ishte shpallur në kërkimi ndërkombëtar nga autoritetet italiane. 

Gjykata e Milanos kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, sipas Kodit Penal italian.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 84” ndërsa pritet të vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

Njoftimi i plotë i policisë

"Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Vihet në pranga një tjetër i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 84”.Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit I. D., 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë"