Një peshkaqen i tipit “dhelpër” ka rënë në rrjetat e peshkatarëve në Borsh, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe pushuesve në zonë. Sipas peshkatarëve, peshkaqeni ishte afro 2 metra i gjatë dhe peshonte rreth 35 kilogramë.
Ata thonë se bëhet fjalë për një ekzemplar që haset edhe në brigjet shqiptare, por kapja e tij ka ngjallur interes të madh. Menjëherë pas nxjerrjes në breg, dhjetëra persona janë afruar për ta parë nga afër dhe për të bërë fotografi.
Peshkatarët shprehen se, edhe pse deti i Jonit është i pasur me specie të ndryshme, raste të tilla mbeten të rralla.
Komente






