Task Forca e OSHEE vijon kontrollet në qytetin e Durrësit, ku brenda 24 orëve të fundit ka vënë në pranga dy abonentë, të cilët vidhnin energjinë elektrike. Mësohet se janë arrestuar abonenti Hajri K., përfaqësues i një subjekti privat biznesi (lokal dasmash). Ai është kallëzuar në polici për vjedhje të energjisë elektrike, duke e përfituar atë në rrugë të paligjshme.
/Shqiptarja.com
Gjithashtu, policia ka ndaluar dhe një abonentë tjetër, familjar, Muhamed S., i cili kishte debi prej 9 milionë lekësh, si dhe iu konstatua një linjë e dytë e furnizimit me energji jashtë matjes.
Deri me tani, nga OSHEE, Rajoni Durrës janë proceduar në polici rreth 50 abonentë, nga kontrollet e dy muajve te fundit.
d.c./shqiptarja.com












