TIRANE- Morën 200 euro rryshfet për të favorizuar kontrollet doganore ndaj një shtetasi, përfundojnë në pranga tre doganierë të Doganës Kakavijë. Burime zyrtare të Policisë së Gjirokastrës kanë bërë me dije se janë arrestuar doganierët Ilirian Ymeraj, Islam Thana dhe Eneida Çuçi, si pasojë e një operacioni “rrufe” nga Krimi Ekonomiko-Financiar, i Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës. Gjithashtu, është arrestuar edhe një 42-vjeçar, i cili akuzohet se i ka dhënë shumën e parave prej 200 euro tre doganierëve, me qëllim që mos të paguante detyrimet doganore për mallrat që sillte nga Greqia në drejtim të Shqipërisë. Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjerë” dhe “Korrupsion aktiv”.
Doganierët
Ilirian Ymeraj, 42 vjeç, banues në Fier, me profesion doganier në Pikën Doganore Kakavije, dyshohet se ka favorizuar kundrejt shumës 200 euro shtetasin Edison Qosja, duke iu shmangur detyrimit doganor. Ndërkohë, sipas burimeve, doganieri Ymeraj porsa ka marrë vesh për arrestimin e poseduesit të mallrave kontrabandë ka braktisur detyrën dhe është larguar, por është kapur gjatë ndjekjes nga Policia e Gjirokastrës.
Ndërsa Islam Thana, 42 vjeç, banues në fshatin “Picar”, Gjirokastër ,me profesion doganier dhe Eneida Çuçi, 35 vjeçe, banuese në Gjirokastër, me profesion doganiere në Pikën Doganore Kakavijë, janë ndaluar pasi dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shpërdorim detyre”, pasi kanë qënë në shërbim në Pikën Doganore Kakavijë. Policia thotë se me veprimet dhe me mosveprimet e tyre, kanë lejuar kalimin e automjetit me ngarkesë ushqimore prej 1.3 tonë mallra ushqimor. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshmë.
Arrestimi
Burime zyrtare nga Policia e Gjirokastrës kanë bërë me dije se 42-vjeçari u arrestua pasi në aksin rrugor Kakavijë-Tepelenë, në automjetin tip “Fiat”, me targa AA 513 IU, u gjetën 1.3 tonë mallra ushqimor. Këto mallra, i arrestuari i kishte sjellë nga Greqia nëpërmjët Pikës Doganore Kakavijë, duke shmangur detyrimet doganore, pra duke i dhënë doganierit të turnit, shtetasit Ilirian Ymeraj një shumë prej 200 euro. “Nga verifikimet rezultoi se malli ishte kaluar nga pika kufitare duke shmangur detyrimet doganore, në këmbim të një rryshfeti prej 200 eurosh dhënë doganierit të turnit”, thotë Policia e Gjirokastrës në deklaratën për media.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com