Kapet sasi rekord kokaine në Itali, 1.1 ton e fshehur mes bananeve ! Lënda narkotike nga Ekuadori, destinacion final ishte Turqia (VIDEO)

Në një operacion të orëve të fundit Guardia di Finanza italiane sekuestroi 1.1 tonë kokainë, të nisura nga Ekuadori të fshehur në një kontenjer me banane në portin e Kalabrisë.

Agjentët e Policisë Financiare dhe zyrtarët e Drejtorisë së Doganave kanë identifikuar mbi një ton kokainë të nisur nga Ekuadori në portin Gioia Tauro. Substanca narkotike, për një total prej 1,126 kg, u identifikua përmes një kontrolli në mbi 2100 kontejnerë të nisur nga kontinenti i Amerikës së Jugut.

Kapja e kokainës u bë e mundur falë skanerëve të sofistikuar që lejuan hetuesit të zbulonin se ku ishte fshehur ajo. Kokaina ishte me cilësi shumë të pastër dhe mund të shumohej deri në 4 herë para se të hidhej në treg, duke arritur një vlerë prej rreth 225 milionë euro. 

Kontejneri brenda të cilit ishte fshehur droga u raportua se ishte drejtuar për në një port në Turqi. 

Kjo nuk është hera e parë brenda këtij viti që në aeroportin e Gioia Tauro të sekuestrohen sasi të mëdha të kokainës.  Në 10 shkurt të po këtij viti policia italia kishte arritur të sekuestronte 1.3 ton ton kokainë me vlerë rreth 260 milion euro dhe dy javë më parë u sekuestruan rreth 400 kg kokainë e fshehur ne kontenjerë të mishit. 


   

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan