Blenard Fejzullai, i cilësuar si një ndër shqiptarët më të rrezikshëm në Evropë, është arrestuar nga Forcat Speciale Austriake. Ai është vënë në pranga pasi është dënuar me 12 vjet burg në Itali, por për më shumë se 10 vite ka qenë në arrati.
40-vjeçari është marrë me trafikun e heroinës në Europë dhe sipas mediave italiane e austriake, ai ka patur lidhje edhe me Al Kaedan në Afganistan. Gjithashtu ai mendohet se ka futur në Evropë sasi të mëdha kokaine, të cilat i ka sjellë nga Bolivia gjatë viteve 2000-2001, pas një rrjeti të gjerë që kishte krijuar në dy kontinentet.
Bashkëpunimi që dyshohet se ka bërë me organizatën terroriste Al Kaeda dhe rrjeti që kishte krijuar në Amerikën Latinë, ka bërë që Policia ti vërë nofkën “shqiptari më i rrezikshëm në Evropë”.
Por pavarësisht se kërkohej nga drejtësia Italiane, fieraku Blenard Fejzullai, ka jetuar i lirë në Shqipëri, kryesisht në qytetin e Fierit.
Gjykatat në Shqipëri nuk e kanë njohur vendimin e Gjykatës në Milano dhe për pasojë ai është lënë i lirë.
Gjykata ka vendosur “Mosnjohjen e efekteve juridike në shtetin shqiptar të vendimit penal të huaj, të Gjykatës së Milanos të Shtetit të Italisë të dhënë ndaj shtetasit shqiptar, Blenard Fejzulla, alias Ermal Mali, për shkak se për të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit person në shtetin Shqiptar është dhënë një vendim penal i formës së prerë”.
Në Itali Blenard Fejzullai rezultonte i dënuar me 12 vjet heqje lirie për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Fejzulla njihet si një nga anëtarët e grupit “Kompas” që drejtohej nga Armand Andoni alias Arjan Selimi, i ekzekutuar kohë më parë në Tiranë
Blenard Fejzullai tashmë do të ekstradohet në Itali.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO