Kapet skafi me 1.9 ton kanabis
pranga shqiptarit e një italianiItali, kapen 200 kg kanabis, pranga dy shqiptarėve
Sipas policisë shqiptare, në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton kanabis.
Policia italiane në bashkëpunim me atë shqiptare goditën një tjetër rast të trafikut të drogës duke sekuestruar 1.9 ton kanabis, ndërsa në pranga kanë rënë dy skafistët një shqiptar dhe një italian.
Në orët e para të mëngjesit të datës 10 Janar, rreth 7 milje (11 km) në afërsi të Brindisit pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, GdF në Pulia ka ndaluar një skaf me 2 motorë të fuqishëm, me ngarkesë prej rreth 1.9 ton kanabis, që vinte nga Shqipëria.
Autoritetet italiane arrestuan dy personat në bord, një shtetas italian D.P. 47 vjeç banues në Brindisi dhe një shqiptar B.H. 25 vjeç, banues në Vlorë.
Operacioni është pjesë e hetimeve të përbashkëta me policinë italiane Interforze dhe në veçanti me Guardia di Finanza në Durrës, Vlorë dhe ROAN GdF Bari, Pulia, sipas policisë së shtetit.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Arrestohet polici kufitar, lejoi kalimin e drogës në portShërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Durrës, arrestoi në flagrancë punonjësin e Policisë Agim Shaba, me detyrë ndihmës kontrollor në PKK Durrës, për “Shpërdorim të detyrës”.
Një ditë më parë rreth orës 19:30, duke shkelur urdhrin e eprorit efektivi i Policisë kufitare ka lejuar kalimin në dalje nga Republika e Shqipërisë drejt Italisë, të shtetasit Bashkim Hasani, megjithëse kishte informacione se ky i fundit do të kalonte materiale të kundraligjshme, në bashkëpunim me shtetasen Laureta Lama.
Pas kontrolleve në dhomën e tragetit ku ishin akomoduar për udhëtim dy shtetasit e sipërpërmendur, agjentët e Antidrogës sekuestruan lëndën narkotike, për të cilën kishin informacion.
Arrestimi i Inspektorit Agim Shaba u krye për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Materialet hetimore iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
dy.b-l.q/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.5%
-
Normal
19.1%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 2258
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidentja maqedonase përdor veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve
7 Janar, 17:26
-
Meta jep llogari për lobimin në SHBA, por kreu i PL e quan ‘seancë pyetjesh reciproke’: Pyeta SPAK për inceneratorët
7 Janar, 17:07
-
Shkenca dhe arkeologjia hedhin dritë mbi historinë e Adamit dhe Evës
7 Janar, 17:06
-
‘Meta’ do të eleminojë verifikuesit e fakteve dhe do të rekomandojë më shumë përmbajtje politike
7 Janar, 17:04
-
Shpallet konkursi për drejtorin e përgjithshëm të TKOBAP, kriteret për aplikantët
7 Janar, 16:53
-
2025 nis me fluks të madh pasagjerësh për Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës
7 Janar, 16:40
-
Kosovë/ Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! Do të bashkëpunoj me Trump
7 Janar, 16:30
-
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
7 Janar, 16:25
-
Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje, do shkëmbejnë të burgosur
7 Janar, 16:21
-
Frrok Çupi: Ilir Meta mbeti jetim
7 Janar, 16:17
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
7 Janar, 16:16
-
VIDEO/ U tërhoq nga Kombëtarja, Klaus Gjasula befason me ekipin e ri
7 Janar, 16:12