DURRËS - Një shtetas italian është arrestuar në flagrancë në Portin e Durrësit nga Policia Kufitare. 46 vjeçari, Otto Prinoth u ndalua pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Ford” me targa italiane EV451 GH iu gjetën një pistoletë TT, 46 750 euro kartmonedha të dyshuara si të falsifikuara dhe disa fishekë. 

Mësohet se shtetasi italian i cili njihet nga policia si trafikant, u kap teksa ishte duke u larguar nga Durrësi për në Itali. Ai kishte hyrë në vendin tonë nga Maqedonia për të hedhur në treg para fallso. 

Në dëshminë e tij në Drejtorinë e Policisë së Durrësit italiani ka deklaruar se pistoletën e mbante gjithnjë në makinë për siguri. 

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për veprën penale “Trafikim i armëve dhe municioneve”,”Fallsfikim të monedhave”dhe”Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe sendëve me vlerë”

Policia ka sekuestruar:
•një pistoletë TT model 54 kalibër 7.62mm pa krehër;
•50 fishekë model 54 kalibër 7.62; 
•një krëhër pistolete TT me 5 copë fishekë model 54, kalibër 7.62; 
•46 750 Euro kartomonedha,të cilat dyshohen të fallsifikuara dhe të padeklaruara në autoritetin doganor.

euro
ford
fisheke
pistolete fisheke euro

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)