SHBA - Një punonjëse biblioteke në New Mexico tha se ajo u shkarkua pas njoftimit të kryebashkiakut në lidhje me një incident që përfshinte një kolege dhe një punëtor komunal, të cilët kishin bërë seks në seksionin e bibliotekës për fëmijë. Historia filloi në gusht kur bibliotekarja Jamie Kurz mbërriti më herët në punë se zakonisht dhe pa të parkuara dy automjete.

Njëra i përkiste kolges që punonte në bibliotekë kurse tjetra departamentit të mirëmbajtjes së qytetit. Avokati i Jamie Kurz ka se klientja e tij kishte hyrë në bibliotekë dhe kishte dëgjuar një zhurmë të çuditshme që vinte nga seksioni i fëmijëve. Më pas, ajo pa dy punonjësit që kryenin marrëdhënie seksuale në dyshime dhe e çoi çështjen deri te kryebashkiaku i qytetit.

"Kryebashkiaku më pas bisedoi me Jamie rreth saj që kishte ndodhur dhe i tha se nuk do të kishte asnjë efekt në punën e saj", shprehet avokati i Jamie, Joseph Campbell. Por, në dy muajt që pasuan, ajo u pushua me justifikimin se nuk kishte kthyer çelësin e saj të bibliotekës  pas disa ditësh mungese në punë pasi kishte marrë leje.

Sipas televizionit lokal KRQE News13, punonjësja e bibliotekës nuk kishte pranuar që kishte kryer marrëdhënie seksuale në seksionin e fëmijëve. Gjithashtu, ajo i kishte thënë Jamie Kurz se në qoftë se nuk përballonte dot situatën e krijuar, duhet të gjente një punë tjetër. Një recepsionit tha se Kurz nuk u paraqit në punë për disa ditë.


(v.gj/shqiptarja.com)