Kapitalet, investimet e
huaja, më të ultat në rajon

Kapitalet, investimet e<br />huaja, më të ultat në rajon
TIRANE - Një burim i rëndësishëm i kapitalit për vendet pritëse janë investimet e huaja direkte (IHD), të cilat mbështesin e nxisin zhvillimin e ekonomisë pritëse dhe sigurisht pritet të gjenerojnë mirëqenie duke hapur vende të reja pune.

Në më të shumtën e rasteve, IHD të shoqërohen edhe me transferim të teknologjisë dhe nxisin kështu rritjen ekonomike. Sipas një studimi (2005), IHD-të konsiderohen si promotor të rritjes dhe zhvillimit të vendeve të Evropës Juglindore (SEE), duke kontribuar 2.3% në totalin prej 3.5% të rritjes së tyre mesatare vjetore.

Si pjesë e SEE, Shqipëria pati një ecuri të mirë të IHD-ve përgjatë viteve 2003 – 2008, ndërsa në gjysmën e dytë të vitin 2009 filloi rënia e tyre, theksohet në raportin e AGENDA-s. Ndonëse fluksi hyrës IHD pësoi sërish rënie në fund vitin 2010 – fillim vitin 2011, luhatjet e këtyre flukseve nuk mundësojnë konkluzione domethënëse lidhur me performancën e klimës së investimeve.

Gjithsesi, vlen të përmendet se përgjatë 2010 - 2011 nuk janë kryer privatizime madhore në vend. Për 2011, stoku i IHD hyrëse në vend ka qenë rreth 2.6 miliardë euro, ndërkohë që llogaritet si 37% e produktit kombëtar.

Kjo vlerë vazhdon të mbetet më e ulta krahasuar me rajonin, ku vlerat shkojnë nga 43 – 138 % të PBB-së. Aktualisht, kompanitë e huaja në Shqipëri qarkullojnë rreth 29% të kthimeve totale në ekonomi.

Raporte të fundit nga BSH tregojnë se IHD nga vende të ndryshme shkojnë deri në 50% për sektorin industrial, kryesisht në minerale apo tekstile, duke tërhequr një pjesë të madhe të projekteve të një investimi minimal, kryesisht greke e italiane.

Sidoqoftë, IHD janë përqendruar kryesisht në sektorin energjetik dhe janë të pandjeshme në sektorë si bujqësia, që ofron një avantazh krahasues në produktivitetin e ekonomisë vendase dhe që punëson përpjesën më të madhe të forcës vendase të punës.

Vlen gjithashtu të risjellim në vëmendje dështimin e zonave të lira dhe parqeve industriale apo rendjen e viteve të fundit drejt sektorit energjetik, duke lënë në harresë politikat që i japin hov zhvillimit të zonave të pafavorizuara nga pikëpamja burimore apo zhvillimit të punësimit.

Për shembull, në vitin 2010 IHD–të në sektorin bujqësor kanë zënë vetëm një pjesë prej 0.3% të totalit. Nëse synohet krijimi i një klime për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit, theksi për thithjen e IHD–ve duhet vënë tek cilësia e flukseve të IHD–ve dhe jo vetëm tek sasia e tyre, aq më tepër kur pas krizës së fundit në rajon, ndonëse pritet që flukset hyrëse të shtrëngohen më tej, ato do të vazhdojnë të mbeten stimuluese thelbësore për ekonomitë në tranzicion të rajonit.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 10.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së/ Tek  Zogu i Zi policia krijon një rrugë për të lehtësuar trafikun e makinave që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja

Protesta e PD-së/ Tek Zogu i Zi policia krijon një rrugë për të lehtësuar trafikun e makinave që vijnë nga ish-sheshi Shqiponja