Në fund të finales Spanjë-Itali, të gjithë futbollistët e ekipit “axurr” kanë shpërthyer në lot pas humbjes me rezultatin 4-0, duke mos ju besuar syze.

Nga kapiteni Bufon, Kielini, De Rosi, Baloteli dhe deri te futbollisti i fundit në bankinë zhgënjimi ka qenë i madh. “Askush nuk do të donte të humbiste një finale.

Spanja luajti më mirë dhe e meritoi. Megjithatë kemi bërë një edicion fantastik, treguam se mund të shkojmë larg, por fati i keq ishte që në finale kishim një ekip si Spanja,të cilën nuk është e lehtë ta mundësh” thotë Bufon.

Ndërsa Kielini fajtorin e humbjes e gjen te lodhja e tepërt. “Ishim shumë të lodhur, ndeshjet e fundit me Anglinë dhe Gjermaninë harxhuam shumë energji, arritëm në finale të sfilitur, falendreomë të gjithë tifozët që na kanë mbështetur gjatë të gjitha ndeshjeve”.

(d.b/shqiptarja.com)