Kapiteni i Barcelonës ka një
mesazh për politikanët spanjollë

Kapiteni i Barcelonës ka një<br />mesazh për politikanët spanjollë
Kapiteni i ekipit të futbollit të Barcelonës, qëndra e ndjenjave katalanase për shkëputje, u ka bërë thirrje politikanëve në Madrid dhe në kryeqytetin katalanas që të fillojnë negociatat për të ardhmen e provincës verilindore të Spanjës.
 
"Përpara se t’i bëjmë edhe më shumë dëm vetes sonë, përgjegjësit duhet të hapin dialog me njëri-tjetrin. Bëjeni për të gjithë ne. Ne meritojmë të jetojmë në paqe", shkruante Andrés Iniesta në faqen e tij në Facebook, duke kërkuar në të njëjtën kohë falje që po shprehet për një "situate tejet komplekse".
 
Thirrja e tij vjen pasi një zyrtar i lartë i BE-së paralajmëroi dje se mosmarrëveshjet separatiste, të përkeqësuara nga separatistët katalanas që zhvilluan të dielën një referendum të paligjshëm për pavarësi, rrezikojnë të përshkallëzohen në konflikt të armatosur.
 
Sot herët në mëngjes aktivistë katalanas postuan video në internet të kamionëve ushtarakë spanjollë që hynin në rajonin verilindor/ VOA
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt

Rusi/ Nis gjyqi ndaj 4 gazetarëve, akuzohen se kanë punuar për organizatën e Navalnyt