Kapiteni Lorik Cana flet për vendimin
e De Biasit që e uli në stol dhe Ajetin

Kapiteni Lorik Cana flet për vendimin<br />e De Biasit që e uli në stol dhe Ajetin
Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana e pranon që nuk është në formën e tij më të mirë, por për ekipin është një mbështetje e madhe edhe nga stoli.
 
Mbrojtësi nuk ishte në fushë nga minuta e parë përballë Rumanisë, teksa u fut në minutat e fundit për të mbrojtur rezultatin.
 
Cana pas ndeshjes nuk polemizon aspak, ashtu sikur i ka hije një veterani që udhëhoqi kuqezinjtë drejt Euro 2016, por vlerëson faktin që në ekip ka konkurrencë dhe lojtarët janë në gjendje shumë të mirë.
 
“Ka disa muaj që ekipi po gjen lojtarë me nivel dhe është për t’u përgëzuar. Kur vijmë në këto nivele duhet të tregojmë më shumë, ndërsa detyra ime është që t’i ndihmojë ekipin brenda dhe jashtë fushës”, tha Cana.

Ndërsa Taulant Xhaka e ndoqi ndeshjen nga tribuna pas polemikave për formacionin.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë