Një hetim nga policia spanjolle ka çuar në sekuestrimin e 2.3 tonë kokainë, disa ditë më parë, në anijen e peshkimit “Bestarruza” në brigjet e Galicisë.
Policia spanjolle ka arritur të arrestojë një shtetas shqiptar, të konsideruar si një nga drejtuesit e celulës së “Kartelit Ballkanik”, sipas mediave të huaja. Ai është arrestuar në një hotel, teksa ishte nisur drejt Madridit sapo kishte marrë vesh kapjen e ngarkesës së kokainës.

Pas sekuestrimit të kokainës, në anijen e peshkimit “Bestarruza” u arrestuan 4 anëtarë të ekuipazhit, mes të cilëve 2 shqiptarë. Dy të tjerët janë një argjentinas dhe një afrikan nga Cabo Verde.
Mediet e huaja raportojnë se operacioni i DEA Amerikane në bashkëpunim me strukturat e autoriteteve policore spanjolle, i dha një goditje të fortë kësaj celule të vendosur në Galicia, në pritje të ngarkesave me kokainë.
Veç drogës së sekuestruar në anije, kontrollet në A Coruna zbuluan 200 mijë euro cash dhe një automjet tip “Maserati” në pronësi të kreut të grupit.
Komente


Gjynaf. I paska prere krahet Rames. Tani i dujet me spostu listen....
Përgjigju