Kapja e autorëve të atentatit të dështuar, reagon biznesmeni Dhima: Përshëndes policinë për veprimet e shpejta! I qëndroj deklarimeve të mëparshme

Kapja e autorëve të atentatit të dështuar, reagon biznesmeni Dhima: Përshëndes policinë për veprimet e shpejta! I qëndroj deklarimeve të mëparshme

Andon Dhima

1603275369_1603265636andondhima.jpg

Reagon biznesmeni Andon Dhima pas kapjes së autorëve që tentuan ti bëjnë atentat.

Ai ka përshëndetur policinë për veprimet e shpejta dhe shkruan se inkurajon institucionet ligjzbatuese që t'i shkojnë deri në fund tentakulave te krimit.

Ai thekson se i qendron të gjitha deklarimeve te mëparshme në lidhje me këtë ngjarje dhe pret zbardhjen e plote dhe zbulimin e urdhëruesit.

"Te dashur miq, sot ne megjes nga edicionet e lajmeve mesova kapjen e 4 personave te dyshuar si autore te atentatit te deshtuar ndaj meje.

Pershendes policine e shtetit per veprimet e shpejta dhe zbardhjen e ngjarjes, ne menyre te vecante efektivat e komisariatit nr. 2 dhe prokuroren e ceshtjes.

Inkurajoj institucionet ligjzbatuese ti shkojne deri ne fund tentakulave te krimit dhe mos ndalen perpara asnje presioni apo shantazhi  te drejtuesve te caktuar mediatike te lidhur me krimin.

Nje falenderim per mediat qe besuan te verteten dhe ata qe e fshehen ate dhe gjeten dhe alibi se atentat te deshtuar nuk kishte.

Une i qendroj te gjitha deklarimeve te meparshme ne lidhje me kete ngjarje dhe pres zbardhjen e plote dhe zbulimin e urdheruesit. Me respekt Andon Dhima", shkruan Dhima në reagim.


Lajmi kryesor:

VIDEO/Tentuan të vrasin biznesmenin Andon Dhima/ Arrestohen 2 autorët dhe bashkëpunëtorët, me precedent të theksuar kriminal! Me maska e uniformë RENEA


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj