Kapri:Çërçilli dhe Stalini ndanë
​Ballkanin në ‘44' harruan shqipërinë

Në studion e Report Tv, ishte i ftuar autori i librit sekretet e luftës, Erald Kapri për të folur rreth botimit të tij.

Kapri shpjegon se për të shkruar librin u deshën disa vite dhe nuk ishte aspak e thjeshtë, sepse duheshin dokumente që vërtetonin të gjitha ngjarjet më të rëndësishme historike dhe politike.

Libri i Kaprit sjell shumë fakte të reja  për periudhën e viteve 1928 -1944.

Në libër shkruhet se Austro-Hungaria ishte shteti që dha kontribut të madh për ekzistencën e Shqipërisë, ndalimin e copëtimit nga Serbia dhe Greqia.

Më tej autori i librit shpjegon se forcat Britanike ishin ato që çliruan Sarandën duke kapur robër gjermanë, por pas reagimit të ashpër të Enver Hoxhës ushtarët Britanik u larguan nga Shqipëria.

Intervista e plotë:

Për të shkruar këtë libër më është dashur shumë kohë, kam kërkuar materiale në arkiva në Itali dhe disa vende të tjera evropiane.

Të gjithë shqiptarët besojnë se Isa Boletini ka takuar ministrin e e jashtëm të Britanisë së Madhe, e gjatë takimit thuhet se i kërkuan të dorëzonte pistoletën te kontrolli por nuk pranoj duke thënë se Shqiptari nuk mund të çarmatoset.

Në dokumetat britanike kam zbuluar se kjo ngjarje nuk është e vërtetë, por është deformuar.

Çfarë raporte kemi pasur me Britaninë e Madhe?

Britania e Madhe ishte neutrale, por për ne po të mos ishte Austro-Hungaria do rrezikonim ekzistencën.

Sigurisht britanikët kanë investuar shumë, por ishte më i rëndësishëm ishte ai i Austro-Hungarisë.

Këmbëngulja e Austro-Hungarisë ishte që sllavët të mos dilnin në bregdet, dhe kështu ndodhi në të vërtetë, kërkesa u mor parasysh duke favorizuar vendin tonë.

Çfarë janë këto përqindje në libër?
Këto janë bërë gjatë konferencës së Moskës, përqindjet dmth që Shqipëria nuk ekziston. Kjo është një letër e thjeshtë e shkruar me kolor blu, ku u ndanë interesat për Rusinw dhe Britaninw, pra këtu mungon Shqipëria.

Në dokumenti e parë që u firmos në Moskë në 9 tetor të vitit 1944 nuk u përmend fare Shqipëria por u ndanë shtete të tjera midis Rusisë dhe Britanisë së Madhe.

Rumaninë e ndanë duke marrë 90 % Rusia dhe 10% Britania e Madhe, ndërsa Greqinë 90% Britania dhe 10% Rusia,  Hungarinë e ndanë 50% Britania dhe 50% Rusia, Jugosllavinë do e ndanin 50% Rusia dhe 50% Britania e Madhe, ndarja e Bullgarisë ishte ndryshe nga shtetet e tjera Rusia kërkoj 75% dhe ndërsa Britanisë së Madhe i la 25%.

Çërçilli kujtohet për Shqipërinë një ditë më mbrapa ku vendosën ta ndani 50% të territorit do e merrte Rusia dhe 50% Britania e Madhe.

Këtu kemi edhe gjurmët e Stalinit, edhe ai ka marrë lapsin dhe ka shkruar këtu për Shqipërinë, ndërsa Çërçilli i ka thënë ta djegim këtë letër ndërsa Stalini i tha mbaje ti.
Perëndimi hyri me trupa ushtarake në Greqi ndërsa neve nuk na ndihmuan.

Si shkoj kjo pjesë e Evropës pas rënies së murit të Berlinit?

Kur kanë ardhur britanikët e parë në Shqipëri?


Kanë ndihmuar në vitin 1943 Haxhi Lleshin me donacione, madje edhe arë e mjete të teknologjisë së fundit, si Psh. Radio lidhëset.

Në vitin 1943 kanë ardhur të paktën 30 oficerë nga Britania e Madhe për të ndihmuar shqiptarët që të mos vendosej komunizmi.

Britanikët kishin disa rregulla gjatë misioneve nuk lejoheshin të merreshin me politikë, të bënin fotografi, por çuditërisht e thyen këtë rregull duke bërë foto, madje kjo foto që ne po shikojmë e kanë bërë në Sarandë duke pjekur qingja.

Gjatë luftës së dytë botërore ushtarët britanikë pushtuan Sarandën, ku kapën 700 robër britanikë, madje arritën deri në Himarë.

Ata u larguan nga presioni i madh i Enver Hoxhës, ai kërkoj largimin e tyre dhe ata u larguan. Saranda nuk është çliruar nga partizanët por nga ushtria britanike.

Madje në disa foto gjenerali anglez, Dejvis erdhi në Tiranë për të bërë edhe njëherë marrëveshjen e ‘Mukjes’, deri diku ia arriti.

Dejvis u kap rob në Elbasan, nga forcat e Hazbi Biçakut, dyshohet se e braktisi Enver Hoxha duke e lënë në kujdesin e një kleriku.

Ai donte që forcat shqiptare të bashkoheshin dhe jo të ndaheshin, madje nuk donte një luftë civile midis partizanëve dhe ballit Kombëtarë.

Sipas tij forcat partizane kishin ngjashmëri me terroristët, i shin të rinj dhe mund ta fitonin luftën dhe pushtetin.

Madje edhe vet Enver Hoxha e panonte se në vendin tonë u bë një luftë civile.

Kur flasim për britanikët mund të themi se ata ishin dominantët?

Ata kanë sjellë armatim, veshje dhe para kjo i ndihmoj partizanët të fuqizoheshin dhe të fitonin luftën.Shumica e Shqiptarëve u mashtruan nga forcat gjermane duke premtuar bashkimin e Shqipërisë dhe ata e besuan vërtet prandaj u bashkuan.

Anëtarët e Ballit Kombëtarë patën shumë guxim të përfshiheshin në një lloj filozofie si ajo e gjermanëve. Madje në libër kam vendosur edhe makinën e Enver Hoxhës për rastin e 28 nëntorit, këtë makinë të bukur ia vodhi vëllait të Likt Toptanit, ishte me ngjyrë të kuqe  e sjellë nga Italia.

Në të gjitha vendet e botës Festohet data 8 maj si çlirimi nga fashizmi ndërsa ne kemi disa data dhe shumë dilema. Janë vrarë shumë shqiptarë nga forcat partizane, janë burgosur me qindra shqiptarë nga komunistët, data 8 maj duhet të jetë festë zyrtare.

[gallery]24923[/gallery]
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes