Kapshticë, 4 të arrestuar për mbi 1 ton kanabis fshehur mes krundeve në kamion

Kapshticë, 4 të arrestuar për mbi 1 ton kanabis fshehur mes krundeve në kamion

Katër persona u arrestuan për tentativën e trafikut ndërkombëtar të drogës që u zbulua dy netë më parë në Kapshticë nga policia Kufitare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në Policinë e Korçës arrestuan në flagrancë:  Adrian Sako, 47 vjeç;  Zija Hidri, 56 vjeç; Andrea Muço, 50 vjeç dhe Mariglen Sako, 30 vjeç.

Dy netë më parë, në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të imtësishëm në dy kamionë, përmes skanimit, policia gjeti dhe sekuestroi 1074,2 kg kanabis.

Nga kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore, u arrestuan drejtuesit e kamionëve dhe dy bashkëpunëtorë të dyshuar të tyre, si të implikuar.

Në cilësinë e provës materiale policia thotë se sekuestroi disa mjete, 2600 euro dhe 420 mijë lekë të vjetra dhe 5 telefona celularë.

"Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë", thuhet në një njoftim të policisë.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë