Kapshticë, autoritetet greke s'lejojnë kalimin e autobusëve: Shkak reshjet e dendura të dëborës

Kapshticë, autoritetet greke s'lejojnë kalimin e autobusëve: Shkak reshjet e dendura të dëborës

Dogana e Kapshticës

KAPSHTICE - Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, autoritetet greke në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë nuk lejojnë kalimin e mjeteve të trasportit autobusë dhe mjeteve të tonazhit të rëndë kamionë, në drejtim të Greqisë. Lajmi bëhet i ditur nga policia shqiptare në një njoftim të shpërndarë për mediat.

Kjo situatë do të vijojë deri në normalizimin e kushteve të motit dhe largimit të dëborës në këtë aks rrugor. Juglindja e vendit tonë por edhe pjesa greke prej ditës së djeshme është dominuar nga reshje të dendura dëbore. Madje në territorin grek raportohet se është bllokuar një segment rrugor. 

Sa takon autoveturave, policia njofton se do lejohet lëvizja por vetëm me zinxhirë.

Policia Kufitare shqiptare apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë planifikuar lëvizjen për në shtetin grek nëpërmjet pikës kufitare Kapshticë, ta anullojnë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës për shkak të motit të keq.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 18/11/2018 17:19

    Ku esht shteti shqiptar Si Ben Si gangster Pse nuk degjohet per raste te tilla.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën

Vuçiç: Sa të jem unë president, nuk do ta njoh kurrë Kosovën