KORÇË - Ndërsa disa agjenci turistike po hetohen me dyshimin se mashtrojnë qytetarët për azil ekonomik në vendet Perëndimore, policia ka kryer arrestimin e parë të një personi që tentoi të kalonte në kufi 4 pjesëtarë të komunitetit rom me destinación Gjermaninë.
Policia arrestoi në flagrancë 37-vjeçarin Altin Rustemi banues në Korçë, pasi në pikën kufitare të Kapshticës tentoi të kalonte me makinën e tij 4 qytetarë të komunitetit rom. Ata kanë dëshmuar para efektivëve se ishin nisur për në Gjermani me qëllimin për të përfituar azil ekonomik.
Gjatë kontrollit të tyre, policia gjeti bileta dhe dokumente të tjera të nevojshme për udhëtimin drejt Gjermanisë.
Ky është arrestimi i parë i një personi që organizon udhëtime me qytetarë të cilët janë mashtruar se do të mund të përfitojnë azil ekonomik në Gjermani. Pas “eksodit” që ka prekur vendin tonë me largimin e qindra të rinjve dhe familjarëve drejt vendeve perëndimore policia shtoi kontrollet në kufi për ta frenuar këtë fenomen.
“Eksodi” është kthyer edhe në objekt akuzash dhe kundërakuzash mes mazhorancës dhe opozitës. Kryeministri Edi Rama është shprehur më herët se shqiptarët e kanë keqkuptuar nevojën e Gjermanisë për 45 mijë emigrantë të cilët mund të ofrojnë kontributin e tyre në fusha specifike për të cilat ky shtet kërkon punëtorë. Kreu i qeverisë tha se struktura kriminale kanë hyrë në veprim duke stimuluar largimin e shqiptarëve përmes mashtrimit. Ndërsa ish-kryeministri Berisha e quajti këtë situatë kapitullim të shtetit.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.7%
-
Të gabuar
28%
-
Nuk e di
12.3%
Vota total: 2016
Lajme të tjera
-
Sherr mes dy të personave në Rrëshen, i riu merr armën dhe bashkë me të atin dhe qëllojnë drejt makinës së tij! Në kërkim dy autorët
26 Mars, 20:13
-
Kristi bisedon me Luizin për lidhjen e Lorencit me Keisin: Penalizoi veten dhe atë, do dali të martën! Për mua ishte surprizë
26 Mars, 19:52
-
Berisha nga Berati: Kandidatët e ‘Primareve’ janë rreze shprese dhe burim drite! Rama i bën emërimet si Enver Hoxha
26 Mars, 19:41
-
Mero Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t'i japë identitet betejës në gjithë vendin
26 Mars, 19:36
-
Nga miniera në treg, 83-vjeçari i palodhur nga Kukësi që 'sfidon' moshën: Me lekët e pensionit nisa biznes, do punoj sa të kem jetë
26 Mars, 19:27
-
‘Më dhemb kur Luizi ndihet keq, kam afeksion për të’, Olta bisedon me Gertin
26 Mars, 19:23
-
Po peshkonte me dinamit në liqenin e Fierzës, humb jetën 50-vjeçari në Fushë-Arrëz
26 Mars, 19:21
-
SHBA: Armët bërthamore ruse në Bjellorusi? Nuk e dimë
26 Mars, 19:17
-
Mbretëreshat e Jeruzalemit: Disa nga gratë që mbretëruan në Lindjen e Mesme në kohën e Mesjetës
26 Mars, 19:11
-
Pasojat e rënda të një harte administrative
26 Mars, 18:49
-
Pse u shmang PD nga vizitat e tij në Tiranë? Kurti: Metën e takova në cilësinë e ish presidentit, jo si kryetar partie
26 Mars, 18:24
-
Kurti pas takimeve në Tiranë: I vura në dijeni për marrëveshjen e Ohrit! Kërkojmë mbështetjen e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare
26 Mars, 18:16