KAPSHTICE - Greqia vazhdon të hakmerret ndaj shqiptarëve ” për marrjen e godinës së Pallatit të Kulturës në Përmet e cila ishte kthyer në kishën e Shën Marisë së Pazarit, duke i shkaktuar probleme në pikat doganore.
Në Kapshticë pala greke ka kthyer 2 autobusë me shqiptarë duke mos i lejuar të kalojnë duke i kërkuar garancinë prej 1500 eurosh.
Madje policia kufitare greke u ka vendosur disa emigrantëve kryq në pasaportë, informon gazetarja jonë në Korçë, Lediona Xheladinaj.
Shqiptarët janë shprehur të indinjuar dhe të pambrojtur nga shteti i tyre.
“Jemi pa shtet, do të mbetemi robër të grekut. Tani na duhet të paguajmë përsëri biletën. Nuk e dimë nëse do na lejojnë të kalojmë prapë” - thonë ata.
Në orën 14:00 gazetarja jonë informon për radhë të gjata kilometrike që janë krijuar në pikën doganore të Kapshticës, ndërsa në mëngjes informoi për kthimin mbrapsht të 9 familjeve.
Pala greke punon me 1 sportel në hyrje e një sportel në dalje, ndërsa ajo shqiptare me 1 sportel në hyrje e 3 në dalje.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com