KAPSHTICË - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka vendosur në pranga kontrollorin e doganës në Kapshticës i cili akuzohet për shpërdorim detyre.
Ardian Çekiçi nga Pogradeci është prangosur nga SHKB-ja në drejtorinë e policisë së Elbasanit. Dyshohet se kontrollori i ka lejuar të kalojë drejt shtetit grek, shumë të kërkuarin nga policia Bledar Muça i cili ka vrarë shtetasin Ilir Rexhepi pak ditë më parë.Sipas komunikatës zyrtare të policisë së Elbasanit, arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas duke qenë i planizuar në detyrën e Kontrollorit në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ka ndihmuar dhe ka lejuar të kalojë në territorin Grek, të dyshuarin si autor të vrasjes se shtetasit Ilir Rexhepi, i cili është person i shpallur në kërkim nga ana uniformat blu.
Pas dyshimeve të para, policia ka nisur hetimet duke bërë të mundur edhe arrestimin e kontrollorit të doganës së Kapshticës i cili abuzoi me detyrën e tij.
VRASJA NË ELBASAN
Ilir Rexhepi u vra pasditen e 30 janarit në qytetin e Elbasanit. Sipas uniformave blu vrasja me armë zjarri ka ndodhur në qendër të qytetit dhe ka bërë që i dëmtuar të ngelet Ilir Rexhepi teksa ka qenë duke hyrë në makinën e vet. Nga të dhënat paraprake nuk bëhen të ditura shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa u identifikua si autori i mundshëm, Bledar Muça.I plagosuri u dërgua në drejtim të spitalit dhe ndodhej në gjendje kome, por si rrjedhojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë në duart e bluzave të bardha. Dy vjet më parë viktimës i kanë vrarë edhe të vëllanë, ndërsa vetë Rexhepi ishte pronar i një policie private.
(aq/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com