Kapshticë,sekuestrohen 92 kg drogë
në një kamion, kapen dy trafikantët

Kapshticë,sekuestrohen 92 kg drogë<br />në një kamion, kapen dy trafikantët
92 kilogram lëndë narkotike janë sekuestruar sot në Pikën Kufitare të Kapshticës në një kamion ndërkohë që janë vënë në pranga dy trafikantët e saj.

Policia e Korçës bën të ditur se, gjatë kontrollit me qen antidrogë, në vijën e dytë në dalje, ku mjeti  tip kamion i markës “Scania” me targa AA630 KO, u përzgjodh për kontroll të detajuar, u krijuan  dyshime  se në pjesën e serbatorit të mjetit, ishte fshehur  lëndë  e dyshuar narkotike.

Kontrolli më pas, ka vijuar edhe me procesin e skanimit të kryer nga Dogana, ku në një vend të përshtatur, pikërisht  tek pjesa e serbatorit   u  evidentuan 18 pako të mbështjella me letër natriban, me peshë 92 Kg lëndë narkotike të dyshuar si "Cannabis Sattiva".

Menjëherë pas konstatimit të drogës, policia prangosi  Artur Yzeiri 51-vjeç dhe Astrit Haxhi, 55-vjeç, ku Artur Yzeiri ka qenë drejtues i mjetit, ndërsa Astrit Haxhi pasagjer.

droga kapshtice korce

droga kapshtice korce

droga kapshtice korce

droga kapshtice korce

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar