Karabina: Basha, pjesë e misionit! Kush flet për ndalimin e tij, të thojë pse ndryshoi qëndrim për Berishën! S’duhet të ecim kundër SHBA

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Mirela Karabina thotë se e ardhmja e opozitës vjen nëse të gjithë ndahen nga Sali Berisha që i referohet ndryshe si ‘filozofia berishiste’. Në një intervistë për Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu komenton grupin e deputetëve që janë kundër hapjes së garës për kreun e PD duke thënë se në Kuvendin e 18 dhjetorin pranuan ndarjen nga e shkuara.

Në rast se kjo nuk ndodh, thotë se janë në drejtim të paditur. Për Berishën jep mesazhin se e bën gjithçka për interes personal por PD s’mund të ndalë kundër aleatit strategjik SHBA.

“Nëse ne do të duam të jemi alternativë e të kemi besueshmëri, nëse ne nuk jemi të vërtetë do të jetë fatale për PD. Kushdo është pro dhe kundër, duhet të japin argumente. Është një grup deputetësh që është kundër hapjes së garës për kreun e PD, por më 18 dhjetor 2021 të gjithë ne e kemi pranuar hapur ndarjen nga e shkuara, kanë ngritur kartonin jeshil dhe i kanë thënë po, jemi në përballje me korrupsionin dhe krah aleatëve. Për ata që kanë mungesë koherence, kjo do jetë në dorë të elektoratit. Nëse ka një mekanizëm që dallon demokracinë nga autokracia, do të jemi duke shkuar në një drejtim të padfitur.

PD ka marrë 104 mijë vota të pastra, të arta të cilët i thanë stop klasës politike, filozofisë berishiste dhe besuan PD. Nuk ka më besim te Berisha. Kemi një vendim të SHBA dhe të gjithë ata që mbajnë një qëndrim, kanë vendosur interesin personal nën atë të përgjithshëm. PD ka qenë e para, Shqipëria e para, s’mund të dalim në drejtim të kundërt të aleatit tonë strategjik. Kjo s’duhet të mohohet sa herë flasim për gjendjen e PD”, tha Karabina.

Për Lulzim Bashën, thotë se është pjesë e misionit dhe kushdo që flet për ndalimin e tij, duhet të thojë përse ka ndryshuar qëndrim për Sali Berishën.

“Basha është pjesë e misionit. Që me 9 shtator ka nisur ndarjen e PD nga e shkuara. Unë besoj dhe dua të jetë një PD që në fakt s’ka qenë e tillë. Si mund të flasim ne e ti drejtohemi qytetarëve kur ne nuk lejojmë garën. Nëse ka një mekanizëm që bën ndryshimin është vota. Edhe kur shkelet, nuk përbën problem. Për të gjithë deputetët që flasin për ndalimin e Bashës, duhet të thonë pse në 18 dhjetor u bashkuan me platformën ndahemi nga berishizmi. Çfarë ka ndodhur që kanë ndryshuar qëndrim”, tha Karabina.

Javën e shkuar, Kryesia e PD vendosi pas një mbledhje gati 10 orëshe mes tensioneve dhe përplasjeve të ashpra hapjen e garës për kryetarin e ri që do të mbahet më 29 korrik, ndërsa deri më 20 Qershor dorëzohen kandidaturat.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sonil: 11/06/2023 14:13

    Basha duhet te largohet qe te qetesohen ujrat. Basha nuk eshte pjese e misionit, ai e kreu misionin qe ne momentin qe beri paktin me Ramen ne 2017. Te largohet se bashku me Berishen dhe keshtu vendosen ekuilibrat ne PD. NE FAKT bERISHEN E DUAN ME SHUME DHE TE SIGUROJ QE PO TE ISHTE VETE PA iLIR mETEN, bERISHA KISHTE FITUAR SHME ME TEPR SE BASHA E JU TE GJITHEVE SE BASHKU

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën

Data për zgjedhjet 2025/ Presidenti Begaj fton në presidencë përfaqësuesit e PS, PD e kreun e KQZ! Demokratët kanë refuzuar ftesën