Në mbrëmjen e së martes, në urën e Suhodollit, lagje kjo e banuar nga shqiptarët, karabinierët italianë kanë kontrolluar shqiptaret që po shkonin në Suhodoll, por jo edhe serbët. Banorët shqiptarë janë mbledhur në shenjë proteste, por kontrolli ka vazhduar.

Pas disa orëve, në kë rrugë janë parë edhe Policia e Kosovës, por italianet nuk hoqën dorë nga urdhëri i bastisjes, si shpreheshin ata.
Ende nuk ka reagim nga Policia e Kosovës dhe Qeveria, por as nga grupi i sigurisë i mbledhur në Mitrovicë.
Në lagjen Suhodoll ka shtëpinë edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

/rg/shqiptarja.com/