VLORE - Një skaf me 7 turistë në bord është mbytur pranë gadishullit të Karaburunit por fatmirësisht kanë arritur të shpëtohen të gjithë personat që ndodheshin në bord.
Policia bëri të ditur se skafi ishte mbytur në Shën Jan të Karaburunit dhe besohet se turistët kanë qenë shqiptarë, kanë arritur të shpëtojnë të gjithë. Operacioni i shpëtimit është kryer nga shërbimet operacionale kufitare të Guardia di Financa gjatë orëve të natës duke u gdhirë e hëna.
Rreth mesnatës personat që ndodheshin në bordin e skafit kanë njoftuar për avarinë dhe për rrezikun e mbytjes. Ndërhyrja e shpejtë e Guardia di Financa bëri të mundur shpëtimin e turistëve të moshës 25- 40 vjeç. Skafi ndodhej rreth 4 milje larg kepit të Gjuhëzës dhe 1 milje larg bregut. Ndërhyrja mendohet të jetë e vështirë pasi deti ka qenë me dallgë . Më pas turistët ishin transportuar në Radhimë.
GOGA: SHKAK DETI ME DALLGE, SKAFIT I MUNGOI KARBURANTI
“Rreth orës 21.30 të të dielës morëm një njoftim për një skaf me disa persona në bord që rrezikohej, sepse kishte mungesë karburanti”, tha per ATSH-në shefi i Kapitenerisë së Portit të Vlorës, Anastas Goga. Sipas tij, mjeti lundrues ndodhej në afërsi të gadishullit të Karaburunit, rreth 4 milje larg Kepit të Gjuhëzës dhe keqësimi i kushteve detare e bënte emergjente situatën për jetën e njerëzve, çka kushtëzonte ndërhyrjen e shpejtë me të gjitha mjetet e mundshme. Në këto kushte, pas raportimit të situatës pranë strukturave të Drejtorisë së Policisë dhe të Policisë Kufitare, nisi një operacion i përbashkët shpëtimi me “Guardia di Fianza”. Për rrjedhojë, personat që ndodheshin në bordin e skafit “Mazreku 1”, u tërhoqën prej tij, ndërkohë që mjeti lundrues përfundoi në fund të detit.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com