Karaburuni fotografohet nga
Salento, urime nga Gjermeni

Karaburuni fotografohet nga<br />Salento, urime nga Gjermeni
TIRANË - "E parë nga Salento, Shqipëria është shumë e bukur". Ky është mesazhi që përcjell vetëm me një foto, bërë nga përtej detit, në Itali prej fotografit italian,
Roberto Rocca nga krahina e Puljas në Itali.

Disa ditë më parë, fotografi italian kishte publikuar në rrjetet sociale një foto të Shqipërisë, të fokusuar nga Salento. Kjo foto, ishte përhapur me shpejtësi nëpër profilet e rrjeteve sociale, edhe në media italiane si "Gazzetta dell'Mezzogiorno".

Një imazh i bukur i Shqipërisë, e saktësisht Karaburunit në Vlorë, që u vu re dhe meritoi edhe falenderimin e ministres shqiptare të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, e cila ka falenderuar me një letër fotografin, Roberto Rocca. 

“Faleminderit për imazhin pozitiv të Shqipërisë, të cilin e keni përhapur nëpërmjet artit tuaj”. Kjo fjali, është një pjesë e mesazhit që shkruan në letrën e saj ministrja Gjermeni, drejtuar fotografit italian.

Ja letra e plotë që ministrja Eglantina Gjermeni i ka shkruar fotografit Rocca:

I nderuar z.Roberto Rocca!

Në emër të Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit, që unë drejtoj, duke marrë shkas nga kjo foto, kam rastin t`ju falenderoj për vizionin e propozuar, në ekspozim të fotos tuaj në web. 

Gjatë këtyre ditëve, jam vënë në dijeni të fotos tuaj, foto e cila po arrin një sukses të merituar në Shqipëri, me komente pozitive. E qartë dhe kaq pranë, Shqipëria paraqitet në të njëjtin horizont dhe pjesë e të njëjtit det. 

E ndiej si detyrë t`ju falenderoj për imazhin pozitiv të Shqipërisë, që shpërndahet nëpërmjet artit tuaj. Ky imazh kalon tek njerëzit, kalon kufijtë e shumë vendeve, duke u trasformuar në një kartëvizitë mirëseardhje. 

Duke ju uruar për suksesin e merituar, ju falenderoj në emër të popullit shqiptar dhe ju dërgoj përshëndetjet e mia të sinqerta. 


Eglantina Gjermeni
Ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit


foto rocca
(Gadishulli i Karaburunit, fotografuar nga Salento prej fotografit italian, Roberto Rocca).


roberto rocca
(Në foto: Fotografi italian, Roberto Rocca).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024