A e ke menduar ndonjëherë se ilaçi më i fuqishëm për shumë probleme shëndetësore mund të jetë fshehur në dollapin tënd të kuzhinës? Një prej tyre është karafili, erëza e vogël me aromë të fortë që përdoret prej shekujsh jo vetëm për shije, por edhe si mjekim natyral. Karafili është i pasur me vajra esencialë, antioksidantë dhe përbërës antibakterialë që mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve, përmirësimin e tretjes, forcimin e imunitetit e në shumë gjendje të tjera. Por si mund ta përdorim në mënyrën e duhur për të përfituar maksimalisht nga vetitë e tij? Altin Joka, nutricionisti holistik i ftuar në “Rreze Dielli” në Report TV, na tregon pse karafili është quajtur me të drejtë “ilaçi që fshihet në kuzhinë".
“Karafili është cilësuar si diamanti i natyrës, ai pastron, rigjeneron dhe kthen energjinë. Karafili ka 290 mijë deri 300 mijë antioksidantë, ai është një mbrojtës i fuqishëm i trupit dhe ndikon në qetësimin e shpirtit, gjithashtu ai stimulon qarkullimin e gjakut, qetëson edhe dhimbjet e dhëmbit. Eugenoli përbërësi i tij kryesor shkatërron bakteret, vret Shiakolin dhe është shumë herë më i fuqishëm se ilaçet”, thekson Joka.
Karafili ka taninë, flavonoide të mira, lufton tumoret dhe kuron sëmundjet inflamatore. Antivirali i tij në 2021 në një studim të publikuar është parë që luftoi edhe Covid 19 si dhe shumë probleme me gripin.
“Në mëngjes kur trupi është në fazën e pastrimit dhe detoksifikimit, në momentin që ne marrim karafil ndihmon në zbrazjen e zorrës dhe parandalon fryrjen dhe gazrat”, keshillon nutricionisti.
Ndërsa çaji i karafilit është shumë i mirë për qetësimin e dhimbjeve menstruale, madje më i fortë se ai i sherebelës. Karafili ndihmon edhe për problemet e kyçeve dhe dhimbjet kockore, ai gjithashtu rrit nivelin e testosteronit, është efektiv në problemet seksuale si dhe rregullon edhe dopaminën. Një dikim të madh ka në rritjen e ndjeshmërisë seksuale tek femrat. Duke e mbajtur karafilin në gojë marrim taninën, eugenolin, i cili pastron mishrat e dhëmbëve dhe parandalon prishjen e tyre. Është shumë më i mirë se çamçakëzi, pastron aromat e stomakut, na ngroh trupin në dimër dhe gjithashtu ndikon në uljen e nivelit të ankthit.
Ja disa receta me karafil
- - Ujë i karafilit me limon dhe mjaltë, pastron zorrën forcon sistemin imunitar
- - Per tretjen dhe fryrjen përdorni çaj me xhinxher, karafil dhe kanellë
- - Për gripin përzjeni mjaltë, karafil dhe limon
- - Për mëlcinë përdorni karafil, mjaltë dhe fruta të thata ose fruta pylli
- - Për lodhjen dhe mungesë të fokusit përzjeni mjaltë, rozmarinë dhe karafil
- - Për fuqizim të marrëdhënieve seksuale bëni bashkë spec pikant, karafil, mjaltë dhe xhinxher
- - Arrë, shegë dhe karafil për zorrët, ul fermentimin e tepruar dhe shumë efikas për dhimbjet abdominale
- - Për aknet përdorni ujë trëndafili me aloe vera dhe karafil si dhe pak vitaminë E për të rregulluar yndyrën
- - Karafil me livando dhe kamomil është fantastik për gjumin si dhe ul ankthin
Verën nëse e zjeni me lëkurë portokalli, barbarozë, mjaltë dhe karafil, tregon Joka, është një përzierje në formë likeri që forcon zemrën, qetëson sistemin imunitar, rrit energjinë seksuale, gjithashtu dhe dopaminën.
Komente












