'Karagjozllëqe', Agron Gjekmarkaj në 'Studio Live': PD nuk merr pjesë në komisionin 'Xhafa'! Protesta nesër tek SPAK, solidaritet me Berishën

I ftuar në Studio Live, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj sqaroi për Arbër Hitajn se PD nuk do të bëhet pjesë e komisionit antikorrupsion parlamentar të drejtuar nga Fatmir Xhafaj. Sa i përket mbylljes së çështjes së vulës në Gjykatën e Lartë, për Gjekmarkajn është gjë e mirë që u mbyll padrejtësia.  

'Politika ka gjithmonë dinamikat e veta, nuk e di ku është zoti Basha. Nuk e shohim askund në debatin opozitar. Le të themi një gjë e mirë, padrejtësia u mbyll sot.'

Nesër militantët e PD do mblidhen para SPAK, teksa pritet ti komunikohet akuza liderit të tyre Sali Berisha. Gjekmarkaj thotë se Berisha mbahet forcërish dhe politikisht në arrest shtëpie prandaj qytetarët do reagojnë.

'Sali Berisha është në arrest shtëpiak në shkelje të kushtetutës dhe e di që neni 73 u shkel për ti heq lirinë Sali Berishës. Dhe pastaj kur ai vendosi të mos e respektojë, Kuvendi iu nënshtrua presionit të gjykatës. Në fazë ne parë kam dënuar këtë thyerje të kushtetutës. Ajo thyerje mund të përdoret kundër kushdo tjetër. Ai është aty me një akuzë të ish ministrit të brendshëm të PS. Kanë kaluar 9 muaj dhe nuk shohim askund akuzë. Për arsye besoj, forcërisht politike është në arrest politik.'

'Qëllimi i protestës mbështetje dhe mos pajtimit me padrejtësinë, solidaritet me Sali Berishën. Qytetarët do sillen në mënyrë paqësore.'

Në grupi parlamentar të PD, nuk ka ndarje thotë Gjerkmarkaj sa i përket qëndrimit për lirimin e Sali Berishës.

'Grupi parlamentar është në unison për të liruar Sali Berishën që në këtë rast është simboli, kryetari i opozitës që përfaqëson gjysmën e Shqipërisë. Është një bindje që ndaj tij po kryeht një atentat politike, aleancë okulte e segmenteve të caktuara. Shërbimi më i madh që i bëhet PS për të trukuar garën elektorale.'

Për mungesën e emrave të rinj në PD, Gjekmarkaj nuk e konsideron veten si politikan të vjetër.

'Nuk mund të them që Ervin Salianji nuk është i ri në politik, apo Gazment Bardhi, apo Belind Këlliçi, apo Tomor Alizoti. Madje dhe unë nuk e konsideroj veten politikan të vjetër. Është një grup me epërsi të madhe morale, në krahasim me grupin e PS që janë bërë avokat të çdo skandali që ka ndodhur.

Nëse do ju kërkohej ju të bënit një listë në PD, ndoshta do bënit një grup tjetër, ndoshta dhe Berisha do bënte një grup tjetër. Mendoj se zoti Shehu është një politikan karriere, ministër, doktori i nderuara. I njohur për një bonsens shoqëror.

Në PD punohet natë e ditë, vijon më tej Gjekmarkaj dhe për qarkun e tij, Lezhën thotë se PD do jetë fituese si në 2021.'

Lezha është një qark i rëndësishëm, është një qark fitues në 2021. Në Lezhë PD do mbetet përsëri fituese bashkë me kolegët që do jenë.

'Në PD punohet natë e ditë, nuk ka gjumë në PD. Po punojmë për ti dhënë lirisht shqiptarëve votën e lirë. Ka nevojë vendi për qeveri teknike. Edi Rama nuk po e kupton që kanë nevojë njerëzit të votojnë pa të si kryeministër.'

Deklarata e Ramës së PD do dali më keq se në zgjedhjet e 1997, Gjekmarkaj e sheh si një përpjekje të tijën për të trimëruar veten, pasi opozita është në këmbë.

'Ajo është një deklaratë që ka qejf ta dëgjojë për të trimëruar veten. E di që opozita është kudo në këmbë. Do të tremb me vitin ogurzi 97 njerëzit e ndershëm të vendit. Janë banditët që do vendosin për votën e qytetarëve. Shteti është aleatë me to, janë në përgjjime Sky. Segmentët e drejtësisë heshtin për to.'

Deputeti demokrat beson se me protesta dhe me presione Rama do largohet ashtu si Millosheviçi.

'Edhe Millosheviçi nuk iku vetë, u detyrua të ikë nga protesta e njerëzve. Kemi detyrë të bëjmë përpjekje për votë të lirë dhe të ndershme. Do bëjmë gjithçka me mjete paqësore deri minutën e fundit. Jemi në komunikim me aleatët tonë, me përfaqësuesit diplomatik. Kam patur axhendë të ngjeshur takimesh si përfaqësues i opozitës. Qeveria teknike dekurajon botën e krimit, çliron administratën nga presioni i ministrave, krijon klimë tjetër normaliteti.'

Më tej ai shprehet i prerë se PD nuk do marri pjesë në komisionin e Xhafës për anti korrupsionin.

'Deri tani bëmë bisedë serioze, këto janë karagjozllëqe. Nuk kemi arsye të marrim pjesë në komision elektoral dhe pa sens. Si mënyra më tallëse për premtimet që kanë bërë për korrupsionin. Ata nuk kanë 12 ditë në pushtet, vjen pas 12 vjetësh retorikë, hipokrizi, gënjeshtra. Opozita nuk ka përgjegjësi për këtë rrëshqitje.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zamir: 10/09/2024 19:10

    Sigurisht që shpellarët janë kundra SPAK....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta