Karanka nuk ka mëdyshje: Cristiano Ronaldo më i miri në planet

Karanka nuk ka mëdyshje: Cristiano Ronaldo më i miri në planet
Trajneri ndihmës në pankinën e Realit të Madridit, Aitor Karanka nuk ka asnjë mëdyshje rreth asaj se kush është futbollisti më i mirë në botë. “Dora e djathtë” e Hoze Murinjos është i bindur se ky epitet i takon Kristiano Ronaldos.

Ky i fundit në sfidën kundër Atletiko Madridit, tregoi se sa i rëndësishëm është për “klubin mbretëror”, duke shënuar tre gola. Ndonëse shumëkush e vlerëson Lionel Mesin si lojtarin më të mirë në planet, Karanka i jep përparësi në këtë drejtim portugezit të skuadrës së tij.

“Nuk kam kurrfarë mëdyshjesh. Kristiano Ronaldo është futbollisti më i mirë në botë. Të gjithë në klub janë të vetëdijshëm për rëndësinë e tij”, ka thënë Karanka. Ai më tej ka folur për ‘heshtjen’ e Murinjos për media.
“Ai flet kur është e nevojshme për të folur. Kjo është mënyra e punës së tij. Për ne kjo është krejtësisht normale, kurse por për ju jo. Sidoqoftë, ai është një trajner i madh”, ka shtuar Karanka.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta

Euro 2024/ Danimarka 'mbytet' në rebeshin e Dortmundit, Gjermania e mund 2-0 dhe merr biletën për në çerekfinale! Rrufeja ndërpreu ndeshjen për 24 minuta