Karbohidratet kalbin trurin

Karbohidratet kalbin trurin
Neurologët thonë se karbohidratet janë të dëmshme për trurin tonë. Ato shtojnë sëmundjet e tilla si Alzheimer. Drithërat mund të shkaktojnë dhe sëmundje të tilla si epilepsi, depresion dhe dhimbje koke.

Neurologët i quajnë drithërat si “vrasëse të heshtura të trurit”. Ata besojnë se duhet t`i rikthehemi mishit dhe yndyrnave.
 
Hulumtimet kanë treguar se një dietë me karbohidrate të larta mund të rrisin rrezikun e trurit.

Një studim i publikuar në Journal of Alzheimer kanë gjetur se njerëzit e moshuar të cilët kanë ngrënë një dietë të lartë me karbohidrate kishin tre herë më shumë gjasa për të zhvilluar dëmtim e butë njohës të kujtesës - i cili ka qenë i lidhur me një rrezik më të lartë të çmendurisë.

Njerëzit që kishin dietat më të larta në yndyrna “të mira”, të tilla si ato që gjenden në arra dhe vajra të shëndetshme kishin 42 përqind më pak gjasa për të marrë dëmtimin njohës të kujtesës. Ata me një konsum të lartë të proteinave (të tilla si mish dhe peshk ) kishin një rrezik të reduktuar prej 21 për qind. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)