Ushqimet, karburantet, udhëhoqën tregtinë me pakicë në vitet 2005-2014, por ndërsa indeksi në volum në këtë tregti gjatë harkut kohor 2011-2014 u rrit mesatarisht 5.7 % në vit, u vu re se ushqimet i lanë vendin artikujve jo ushqimorë, ku kryesojnë kompjuterat.
Sipas statistikave, nëngrupet kryesore të saj që patën ritëm rritjeje në nëngrupin “Tregti me Pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me 14,9 %, “Artikuj jo ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me 2,9% ne vit, “Produktet ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me 0,7% në vit.
Në harkun kohor 2005-2010 rritjen më të madhe mesatare të shitjeve e pësoi nëngrupi “Produkte ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”. Por ky trend, në periudhën e dytë 2011-2014 u përmbys dhe ritmin mesatar të rritjes kryesore e zuri nëngrupi “Artikuj jo ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara”, cka tregon se shqiptarët u drejtuan më shumë me shpenzime drejt artikujve jo ushqimorë.
Në vitin 2014 në tregtinë me pakicë vazhdoi të kontribuojë kryesisht nëngrupi “Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” . Nga 134,6 %që ishte ICK në vitin 2011, arriti në 170.6% në vitin 2014.
Rritje të dukshme, gati në dyfishim pësuan blerjet e kompjuterave, ku nga 72,6% Indeksi i blerjeve në sektor në vitin 2011, u rrit në 132,9% gjatë vitit të kaluar. Po ashtu me rritje të ndjeshme rezultojnë librat, duke treguar se shqiptarët po i kthejnë sytë përherë dhe më shumë nga leximi.
Në 4 vitet e fundit, 2011-2014 janë rritur blerjet e ilaceve, kozmetikës, pajisjeve për shëndetin, etj.

Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com