Karburantet që vjedhin, hetuesit
sekuestër listës së Metrologjisë

Karburantet që vjedhin, hetuesit<br />sekuestër listës së Metrologjisë
TIRANË - Lista e pikave të karburanteve, që abuzojnë në treg duke vjedhur qytetarët, që sot është në duart e “Task forcës” së Prokurorisë së kryeqytetit. Pas hezitimit të Drejtorisë së Metrologjisë për të bërë publikë, emrat, kjo listë është marrë sot nga oficerë të policisë gjyqësore, ndërsa hetimet do të drejtohen nga prokurori Julian Zonja. Nga 240 kontrolle, 7 pika janë gjetur me shkelje të rënda, ndërsa në litra, sasia e vjedhur nga qytetarët i kalon 10  mijë litrat.

Oficeri policisë gjyqësore Emror Kasaj mbërriti rreth mesditës në DPM, ku pasi qëndroi në një takim prej 1 orë e 30 minutash me titullarin e këtij institucioni, sekuestroi dhe dosjen ku ndodhen të gjitha të dhënat mbi kontrollet e karburanteve në terren dhe emrat e tyre.

Burime nga grupi hetimor dhe Drejtoria e Metrologjisë thanë për “A1Report!” se janë në total 240 pika të kontrolluara, ku ka rezultuar se 7 pika shitjesh rezultojnë me probleme.

Jashtë kamerave, drejtorja Kozeta Mesini shpjegoi se sapo ajo ka marrë detyrën, ka konstatuar se prej 3 vitesh nuk ishte ushtruar asnjë kontroll në terren, ndaj dhe ka urdhëruar të kryhej një kontroll nga ku u konstatuan dhe shkeljet dhe abuzimet në dëm të qytetarëve.

Interesimit se pse nuk publikohen emrat, znj. Mesiti sqaroi se nga institucioni i saj këto shkleje klasifikohen si shkelje administrative dhe asgjë më tepër. Ndërsa pas verifikimeve që do të kryhen nga “Task Force”, do të vendoset nëse do të nisë kallëzimi penal për karburantet abuzuese si dhe Drejtorinë e Metrologjisë për fshehjen e listës së abuzuesve.

METROLOGJIA: NUK I BËJMË PUBLIKË EMRAT E KOMPANIVE

Institucioni i drejtuar nga Kozeta Mesiti pak ditë më parë bëri të ditur  se emrat nuk bëhen publikë për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit, por ky argument ishte i papranueshëm për Akuzën, kur bëhet fjalë për vjedhje masive dhe për aq kohë sa ky institucion funksionon për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe jo të bizneseve.
 
Bërjen transparante të listës së karburantëve që vjedhin konsumatorët e kërkoi pak ditë më parë edhe Kryeministri Berisha gjatë një mbledhjeje qeverie, por as kjo kërkesë nuk e bindi znj.Mesiti të jetë në krah të qytetarëve duke shfaqur listën e hajdutëve.  

drejtoria e meterologjise
(Në foto, oficeri i policisë gjygjësore Emror Kasaj)
emeror kasaj
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca