Lajm i mirë nga karburantet, çmimi i naftës ulet me 5 lekë në pikat e shitjes

Lajm i mirë nga karburantet, çmimi i naftës ulet me 5 lekë në pikat e shitjes

Foto ilustruese

Ulen çmimet e shitjes me pakicë të karburanteve në pikat në të gjithë vendin. Duke ndjekur, megjithëse me vonesën e zakonshme, uljen e çmimit të naftës bruto në tregjet kryesore ndërkombëtare, nënproduktet e naftës në pikat e pakicës tani tregtohen me 5 lekë më pak për litër. Konkretisht, me 170-172 lekë për gazoilin dhe 170-173 lekë për benzinën pa plumb

Deri para dy ditësh, këto çmime ishin përkatësisht 178 dhe 179 lekë për një litër. Si zakonisht, të gjitha kompanitë kryesore të tregtimit të karburanteve i kanë ulur njëherësh dhe me të njejtën masë çmimet në treg. 

Çmimi
Në këtë mënyrë, rezulton se aktualisht në vendin tonë niveli i çmimeve ka barazuar atë të fillimit të vitit të kaluar, që më pas u rritën dy herë me nga 5 lekë, për t‘u ulur sërish po aq.

Gjithsesi, çmimet në vend janë mjaft të larta, krahasuar me të ardhurat e personave dhe familjeve. Taksat e larta që paguajmë për naftën, të cilat përbëjnë rreth 60% të çmimit, janë arsyeja kryesore për shtrenjtësinë e saj. Në Shqipëri nafta taksohet si vijon: Akciza, 37 lekë për litër; Taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër; Taksa e karbonit, 3 lekë për litër. Krahas tyre, vitet e fundit në kosto janë përfshirë dhe tarifa e markimit dhe ajo e skanimit, nga 1 lekë për litër secila, dhe taksa e rilicensimit të kompanive të shitjes së karburanteve prej 3 lekë/litër. TVSH, që llogaritet mbi totalin e të gjitha këtyre, arrin 30-40 lekë për litër, duke iu shtuar detyrimeve të tjera dhe këto bëjnë që çmimi i naftës në treg të mbetet në një nivel mjaft të lartë, krahasuar me nivelin e jetesës.

E gjithë ngarkesa fiskale arrin në rreth 100 lekë për një litër, nga 170 lekë që kushton në treg ky mall. Kjo do të thotë që rreth 60 për qind e çmimit shkon në arkën e shtetit në formën e taksave të ndryshme, me të cilat ngarkohën karburantet.

Krahasimi
Çmimet janë më të shtrenjta edhe krahasuar me vendet e rajonit, apo edhe me shumë vende evropiane, me nivel të lartë jetese. Kështu për shembull në Kosovë karburanti më i shtrenjtë tregtohet jo më shumë se 144 lekë shqiptarë. Ndërkohë, vendi ynë krahasohet për nga çmimet me Norvegjinë apo Danimarkën.

Tregjet
Aktualisht, sipas Financial Times, nafta bruto kryesore e referencës (ËTI amerikane) po tregtohet me 60 dollarë për një fuçi (169 litra). Çmimi i tregtimit të naftës ka rënë me gati 13% në harkun kohor të një viti, duke variuar nga 49 dollarë, nivel që e kapi në javën e tretë të dhjetorit, deri në 86 dollarë për fuçi.

Pritshmëritë e organizatës së vendeve eksportuese të naftës OPEC për çmimin e “arit të zi” në tregjet ndërkombëtare janë në rritje. Deri në pranverë pritet që çmimi për fuçi i naftës të luhatet në nivelin e 70 dollarëve për një fuçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tim: 10/01/2019 10:36

    Problemi me i madh CILESiA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzore, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat