TIRANË - Drejtoria e Metrologjisë ka deklaruar një muaj më parë se “pikat e karburanteve vjedhin konsumatorin shqiptarë”, por ka refuzuar dhe ende vazhdon të refuzojë të bëjë publik, emrat e karburanteve apo stacioneve të shitjes që ditën për diell vjedhin shqiptarët.
Për këtë arsye, Prokuroria e Tiranës, pas informacioneve të bëra publike në media, ka vendosur të nisë hetimet në lidhje me këtë situatë.
Organi i akuzës i ka kërkuar Shërbimit të Matjes dhe Metrologjisë të japë emrat e karburanteve abuzivë pas hezitimit prej disa kohësh të këtij institucioni, që nuk e bën publike këtë listë.
Njëkohësisht, me nisjen e këtyre hetimeve, organi i akuzës do të hetojë për moskallëzim krimi dhe vetë institucionin që konstatoi vjedhjen e qytetarëve, pasi nga grupi hetimor, vjedhja në masë klasifikohet vepër penale e dënueshme.
Institucioni i drejtuar nga Kozeta Mesiti pak ditë më parë bëri të ditur se emrat nuk bëhen publikë për shkak të ruajtjes së konfidencialitetit, por ky argument ishte i papranueshëm për Akuzën, kur bëhet fjalë për vjedhje masive dhe për aq kohë sa ky institucion funksionon për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe jo të bizneseve.
Bërjen transparante të listës së karburantëve që vjedhin konsumatorët e kërkoi pak ditë më parë edhe Kryeministri Berisha gjatë një mbledhjeje qeverie, por as kjo kërkesë nuk e bindi znj.Mesiti të jetë në krah të qytetarëve duke shfaqur listën e hajdutëve.

(Në foto: Drejtorja e Shërbimit të Matjes dhe Meteorologjisë, znj.Kozeta Mesiti)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Berisha: Të publikohen emrat e kompanive që abuzojnë