TIRANË – Grupi hetimor i Prokurorisë së Përgjithshme ka zbardhur, për “A1Report!”, detajet e para të vjedhjes së qytetarëve në karburante, sipas dosjes voluminoze të sekuestruar dje në Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë.
Nga dosja rezulton se për çdo 10 litra karburant, qytetarët vidhen gjysëm litri; pra, për çdo blerje prej 2 000 lekësh, konsumatorëve ju vidheshin 100 lekë.
Sipas dosjes së kontrollit të kryer nga Drejtoria e Metrologjisë, problemet janë tepër të mëdha, pasi jo vetëm në sasi, por dhe në cilësi, ka probleme me karburantet.
Vetëm në Tiranë janë kapur 4 pika karburantesh ku janë hasur shkelje, ndërsa në rrethe, 10 pika të tilla. Qytetet ku janë konstatuar probleme janë Tirana, Durrësi, Korça dhe Elbasani.
Pak ditë më parë, Drejtorja e Përgjithshme e Metrologjisë, znj.Kozeta Mesiti, denoncoi 14 pika karburanti për vjedhjen e konsumatorit si në cilësi, ashtu edhe në sasinë e karburantit të tregtuar, por nuk bëri publik emrat e tyre, pasi, sipas saj, kishte një “handikap” ligjor që pengonte publikimin e abuzuesve.
Në përfundim të verifikimit të dosjes me materialet e sekuestruara nga prokuroria e Përgjithshme, pritet që javën e ardhshme organi i akuzës të vendosë për nisjen e kallëzimeve penale, pasi, sipas hetuesve, ky abuzim klasifikohet si vjedhje masive.
*Në foto, oficeri i policisë gjygjësore Emror Kasaj
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Hetuesit sekuestruan dje listën e Metrologjisë