Karçanaj: Dezinformimi betejë kombëtare, sulmi kibernetik i Iranit dështoi falë reagimit të AKSHI-t

Karçanaj: Dezinformimi betejë kombëtare, sulmi kibernetik i Iranit dështoi falë reagimit të AKSHI-t

Drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka reaguar pasi sot mori pjesë në Komisionin e Posaçëm të Dezinformimit. Në një postim në Facebook, Karçanaj shkruan se sot në komision ndau qëndrimin se Dezinformimi është një betejë e cila kërkon një angazhim kolektiv, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Po ashtu, ajo flet edhe për sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, ku thekson se dështoi falë reagimit të AKSHI-t në bashkëpunim me Microsoft dhe FBI. Falë ndihmës së SHBA, Karçanaj thotë se shumë shpejt çdo gjë u kthye në normalitet, duke ndjekur e implementuar të gjithë praktikat më të mira ndërkombëtare si Zero Trust dhe Defense in Depth.

"Dezinformimi është një betejë e cila kërkon një angazhim kolektiv, kombëtar dhe ndërkombëtar.  Ky ishte qëndrimi që ndava sot në seancën dëgjimore të Komisionit të Posaçëm parlamentar për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit.

Sulmi destruktiv i sponsorizuar shtetëror në Korrik të vitit 2022, me misionin final të fshirjes dhe shkatërrimit të plotë së të gjithë sistemeve dhe infrastrukturave qeveritare, dështoi falë reagimit të shpejtë të ekspertëve të AKSHI-t.

Të dy ekipet, DART i Microsoft dhe FBI, të cilat erdhën fizikisht pranë ambienteve të AKSHI-t menjëherë pas sulmit, cilësuan së synimi përfundimtar i aktorëve keqdashës ishte paralizimi i jetës së qytetarëve shqiptarë.

Ne ia dolëm së bashku me të dy ekipet dhe falë ndihmës së aleatit tone strategjik USA,  që të rikthenim shumë shpejt çdo gjë në normalitet, duke ndjekur e implementuar të gjithë praktikat më të mira ndërkombëtare si Zero Trust dhe Defense in Depth

Dëshmitarë, gjithashtu, të një baltosjeje pa arsye, duke na vënë përpara një beteje më të vështirë asokohe por edhe gjatë punës sonë të përditshme.

Të vlerësuar që ishim pjesë e punimeve të komisionit të posaçëm parlamentar sepse dezinformimi është një betejë e vështirë dhe komplekse, të cilën pa koordinimin e institucioneve qeveritare dhe aktorëve respektiv nuk e fitojmë dot.

Misioni ynë është mbrojtja e infrastrukturave dhe sistemeve qeveritare nga sulmet kibernetike, transparenca në përgjigje të dezinformimit dhe me ndihmën e pandërprerë të aleatëve tanë më të mire po investohemi për një Shqipëri të zhvilluar", shkruan Karçanaj. 


Lajmi kryesor:

Sulmi kibernetik nga Irani, drejtoresha e AKSHI-t në Kuvend: 4 skuadra të sofistikuara fshinë 10% të të dhënave! Me Microsoft dhe FBI i rikuperuam


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi 

'Non grata' nga SHBA, shpallet në kërkim ndërkombëtar Artan Grubi