Kardiokirurgjia, 2 aparatura të reja 
për personat që vuajnë nga aritmia 

Kardiokirurgjia, 2 aparatura të reja <br />për personat që vuajnë nga aritmia 
TIRANË - Të gjithë personat që vuajnë nga aritmia e zemrës dhe kanë nevojë për kirurgji, tashmë nuk do të duhet të udhëtojnë jashtë vendit.
 
Këtë ndërhyrje ata mund ta bëjnë edhe në repartin e kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, falë 2 aparaturave dhe pajisjeve të reja mjekësore, të prezantuara sot nga ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.
 
“Do të fillohen të bëhen operacione që deri dje nuk bëheshin. Edhe vetë mjekët do të kenë mundësi të shprehin më mirë njohuritë dhe aftësitë e tyre. Edhe në vitin 2015 do të shtojmë mbështetjen për këtë shërbim, që lidhen me shërbimet kardiovaskulare, ashtu si në të gjithë spitalet e vendit” - tha Beqaj.
 
Aparaturat e reja janë pjesë e një investimi prej 400 mijë dollarësh që nga viti i kaluar. Po sot, ministri Beqaj mori pjesë në analizën vjetore të kardiokirurgjisë ku u njoh me rezultatet e punës së tre reparteve të zemrës në QSUT.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin

Veliaj thirrje politikës: Mos u përfshini duke penguar çdo investim në Tiranë, zgjatimi i Lanës do transformojë qytetin